4.1. a Paneli
Paneli njihet ndryshe edhe si Dashboard. Si i tillë, paneli ka një sërë elementësh kyç, siç tregohen në Fig. 8.
Figura nr. 8
Pjesët kryesore të dashboard-it janë:
1.Rezervimet
Arritjet – Ne pritje check-in. Lista e klientëve që priten të vijnë në datën e zgjedhur.
Nisjet – Ne pritje te check-out. Lista e klientëve që largohen në datën e zgjedhur.
Klientët në qëndrim (checked-in qe jane aktualisht te akomoduar) – Numri dhe lista e dhomave të zëna aktualisht.
Anulimet – Rezervimet e anulluara në datën e zgjedhur.
Figura nr.9
Ikona e syrit, nëse klikohet, tregon përmbajtjen e çdo elementi të dashboard-it. Pamja pas klikimit të kësaj ikone duket si në figurën e mëposhtme.

Figura nr.10
Për shembull, nëse klikon tek Nisjet, hapet tabela si në Fig.10 dhe aty tregohet gjëndja e klientit që është gati për tu larguar nga hoteli.
- Emri i klientit
- Check-in
- Check-out
- Dhoma
- Tipi i dhomës
- Rezervuar në
- Statusi i përdorimit
2.Gjendja e Dhomave - (3 tabelat e tjera të listës së mësipërme)
- Dhomat e Lira – Numri i dhomave të disponueshme për rezervim.
- Dhomat e Zëna – Numri i dhomave aktualisht të rezervuara.
- Dhomat Jashtë Shërbimit – Dhomat që nuk janë të disponueshme për shkak të mirëmbajtjes ose arsyeve të tjera.
Nëse klikoni tek secila prej elementeve të lartpërmendur, do ju hapet një tabelë me kolona si tek Fig.11
Figura nr.11