Skip to main content

4.1 b Lista e Rezervimeve

Në menunë e** "Listës së Rezervimeve"** gjenden tri kategori kryesore për menaxhimin e rezervimeve:

  • Rezervimet në të ardhmen – Këtu shfaqen të gjitha rezervimet që janë aktualisht në qëndrim në hotel dhe ato që priten të vijnë në të ardhmen.
  • Rezervimet e kaluara – Këtu shfaqen të gjitha rezervimet që kanë përfunduar dhe klientët kanë dalë nga hoteli.
  • Rezervimet e anuluara – Këtu shfaqen të gjitha rezervimet që janë anuluar, qoftë nga platformat online, nga webi apo manualisht nga sistemi devPMS.

Figura nr.12

Çdo rezervim përmban informacion të detajuar mbi: 

  • Emrin e klientit, 
  • ID-në e rezervimit (nëse rezervimi vjen nga platforma online), 
  • datat e check-in dhe check-out, 
  • numrin e dhomave të rezervuara, 
  • çmimin, 
  • tipin e dhomave dhe numrin e saktë të tyre, 
  • statusin e dhomave (në pritje për check-in, të regjistruara), 
  • shënime, 
  • artikujt e rezervimit (babycot, jastëk shtesë) etj.

Kur dëshironi të kërkoni dhomat e lira, në të djathtë të dashboard-it klikoni te "Kërko dhomat e lira", pastaj klikoni ikonën e kalendarit dhe vendosni datat e kërkimit, siç udhëzohet në figurën e mëposhtme.Figura nr.13

Përbri çdo rezervimi ndodhet opsioni "Veprime", nga ku mund të:

  • Shikoni dhe printoni detajet e rezervimit,
  • Ndryshoni statusin e qëndrimit për dhomat,
  • Gjeneroni faturën e parapagimit dhe faturën përmbyllëse,
  • Modifikoni detajet e rezervimit, etj. Referojuni figurës nr.14

****Figura nr.14

Në menunë "Lista e Rezervimeve", filtrat e caktuar mundësojnë një kërkim më të shpejtë dhe të saktë. Duke klikuar ikonën e "Kërkimit të Avancuar" (referoju fig.15), mund të bëni një kërkim të avancuar sipas fushave:

  • Data (nga – deri më),
  • Rezervuar në (Booking, Web, PMS etj.),
  • Klienti,
  • Tipi i dhomës dhe numri i dhomës.

****Figura nr.15

Opsioni "Columns Shown" ju jep mundësi të zgjidhni informacionet që dëshironi të shfaqen në listë.

****Figura nr.16

Kjo listë ka një sërë informacionesh të rezervimit të dhomës dhe përmban këto elemente:

  • Channel Manager ID
  • Numri i Dhomave
  • Numri i të Rriturve
  • Numri i Fëmijëve
  • Kohëzgjatja
  • Rezervuar në
  • Pagesa e Dhomës
  • Pagesa e Produkteve
  • Krijuar Në
  • Krijuar Nga
  • Paketat e Akomodimit
  • Ndërtesat
  • Data e Anulimit
  • Anulluar Nga
  • Ka Parapagim
  • Modifikuar Për Herë të Fundit Në
  • Modifikuar Për Herë të Fundit Nga
  • Data e Anulimit
  • Anulluar Nga
  • Ka Parapagim
  • Modifikuar Për Herë të Fundit Nga
  • Çmim Manual
  • Shënime
  • Shuma e Parapagimit
  • Shuma e mbetur
  • Referenca
  • Çmimi Total
  • Sasia e Uljes
  • Përqindja e Uljes
  • Tarifa e Planeve të Akomodimit
  • Veprime

Figura nr.17

Lista mund të modifikohet në mënyra të ndryshme. Për shembull, mund t’i bëni **Pin **një prej elementeve të listuar, që më vonë do të shfaqet në tabelën e përgjithshme të dashboard-it.

Gjithashtu, mund të lëvizni elementet duke tërhequr mausin lart ose poshtë dhe t’i rendisni në tabelë sipas prioritetit që mendoni se duhet të evidentohen. 

Në këtë mënyrë, mund të personalizoni tabelën e detajeve të rezervimit sipas nevojës së biznesit tuaj.

Detajet e dhomesFigura nr. 18

Për të hapur detajet e dhomës në dashboard, në menunë "Lista e Rezervimeve", klikoni mbi shigjetën siç tregohet në fig.18.

Do t’ju hapet tabela e ilustruar dhe, nëse lëvizni ashensorin përpara ose pas, do të shihni tre pika te "Veprimet" (të cilat nuk duhet të ngatërrohen me "Veprimet e përgjithshme"). Referojuni fig. 19.Figura nr.19

Tek "Veprimet" mund të:

  • Ndryshoni Statusin,
  • Fshini Rezervimin
  • Shtoni Artikuj Rezervimi

Rikthehuni te menuja "Lista e Rezervimeve" dhe, poshtë majtas, do të gjeni butonin "Eksporto". Në fig. 18, do të shihni të shënuar me kuadrat edhe dy elementë po aq të rëndësishëm: Shiko të gjitha rezervimet dhe "Fshih detajet e dhomave".

Në varësi të mënyrës se si aktivizoni njërin nga këto dy elementë, do të ndryshojë edhe tabela e shfaqur në dashboard.Figura nr.20

Ky ndryshim pasqyrohet gjithashtu kur klikoni "Eksporto" dhe eksportoni në formatin Excel informacionet e dëshiruara nga "Lista e Rezervimeve".