4.1. d Kartelat e Rezervimeve
Kartela e Rezervimeve është një menu e dedikuar për menaxhimin e rezervimeve aktuale ditore, e organizuar sipas dhomave të hotelit.

Figura nr.30
Në këtë menu, çdo dhomë e zënë gjatë ditës pasqyrohet me informacion kyç si:
- Numri i dhomës
- Emri i klientit të regjistruar
- Lloji i dhomës (p.sh., Deluxe, Standard, etj.)
- Statusi i qëndrimit (p.sh., Check-In, Në pritje për Check-In, etj.)
- Datat e qëndrimit (Check-In dhe Check-Out)
Funksionalitetet kryesore:
- Ndryshimi i statusit të dhomës (p.sh., nga e lirë në e pastruar ose nga Check-In në Check-Out)
- Gjenerimi i faturave për klientët
- Shfaqja e detajeve shtesë për dhomën, si shërbimet e porositura nga klienti
Për të lehtësuar punën e recepsionit, Kartela e Rezervimeve ofron mundësinë e filtrimit të dhomave sipas:
1. Statusi i qëndrimit
Kjo ndihmon në kategorizimin e dhomave bazuar në situatën aktuale të rezervimeve, si:

Figura nr.31
- Në pritje për Check-In siç tregohet në figurën nr.31 (për klientët që pritet të mbërrijnë)
- Checked-In (për klientët që janë aktualisht në hotel)
- Checked-Out (për klientët që priten të dalin nga hoteli)
2. Statusi i pagesës
Kjo lejon identifikimin e klientëve sipas gjendjes së pagesës siç tregohet në figurën nr.32, duke përfshirë:

Figura nr.32
- Të papaguar (për dhomat që ende nuk janë shlyer)
- Të paguar (për dhomat që janë të paguara)