3.2 Ndryshimi i fjalëkalimit
Në rast se dëshironi të ndryshoni fjalëkalimin për aksesimin në sistem, ju lutemi ta bëni këtë menjëherë pasi të jeni identifikuar me kredencialet që ju janë dërguar në kontratë.
Ky ndryshim mund të kryhet vetëm nga admini.
Figura nr.2
Pasi të klikoni në tre linjat në cep majtas lartë në ekran, siç tregohet në Figurën nr.2 më sipër, do t'ju shfaqet një listë e menusë, siç paraqitet në Figurën nr.3 më poshtë. Klikoni mbi Përdoruesi, dhe pastaj klikoni sërish mbi Përdoruesi
Figura nr. 3
Pasi të keni aksesuar emrin tuaj si admin, klikoni mbi ikonën e lapsit, siç tregohet në Figura nr.4.
Figura nr.4
Kur t’ju hapet tabela si në Figura nr.4, plotësoni secilin nga elementet që kërkohen në tabelën që do t’ju shfaqet në ekran dhe në fund klikoni Ruaj.
Figura nr.5