3.1 Autentifikimi me fjalëkalim
Përdoruesit mund të hyjnë në sistemin devPMS duke përdorur kredencialet e dërguara në email.
Për t’u identifikuar, hapni linkun: https://devpms.app
Në faqen e hyrjes, do të shfaqet ekrani si në figurën e mëposhtme. Plotësoni fushat përkatëse me emrin e përdoruesit dhe fjalëkalimin tuaj, pastaj klikoni butonin "Verifiko kredencialet" (shih Fig. 1).
Figura 1.
Plotësoni kredencialet:
- NIPT: Vendosni numrin NIPT të biznesit tuaj
- Emri i përdoruesit: Vendosni NID-in tuaj (numrin i kartës ID apo emri i zgjedhur)
- Fjalëkalimi: Plotësoni fjalëkalimin dhe klikoni "Hyr."
Nivelet e përdoruesit në devPMS
Sistemi është i organizuar sipas një hirearkie funksionale me këto nivele përdoruesi:
- Admin
- User (recepsionisti)
- Sanitare
Pasi të krijohet llogaria në devPMS, përdoruesi pajiset automatikisht me 3 nivele të ndryshme përdoruesi, secili me rolin e tij përkatës.
Nëse po hyni në sistem për herë të parë, do t'ju jepet mundësia të ndryshoni fjalëkalimin. Vendosni një fjalëkalim të ri duke u përmbajtur rregullave të sigurisë. Fjalëkalimi mund të ndryshohet vetëm nga admini.