Skip to main content

Miresevjen

· 2 min read

devPMS është një sistem efikas për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese, që lehtëson operimin e çdo sektori, duke nisur nga rezervimet, recepsioni, financa, mirëmbajtja, etj.

Qëllimi i këtij sistemi është të mundësojë operacione efikase, të përmirësojë përvojën e klientëve, të sigurojë qëndrueshmeri për strukturat akomoduese, duke ofruar qasje dhe menaxhim të lehtë për përdoruesin.

Komponentët e sistemit devPMS:

  1. Funksionalitetet e rezervimit
    • Kontrolli i disponueshmërisë së dhomës
    • Administrimi i check-in dhe check-out
    • Ndryshimi i një rezervimi në shtrirje kohore dhe ndryshimi i dhomës
    • Modifikimi dhe anulimi i rezervimeve
    • Menaxhimi i klientëve, agjencive dhe partnerve
    • Konfigurimi i njoftimeve automatike me email për çdo event
    • Rezervimet
  2. Menaxhimi i ndërtesave dhe mirëmbajtja e dhomave
    • Krijimi i ndërtesave të ndryshme dhe menaxhimi i tyre në nivel përdoruesi
    • Regjistrimi dhe organizimi i dhomave sipas tipit
    • Ndjekja e statusit të dhomës (e pastruar, nën mirëmbajtje, jashtë sherbimi)
    • Kalimi jashtë sherbimi në kanale të ndryshme rezervimi
    • Menaxhimi i inventarit të produkteve
    • Konfigurimi i tarifave sipas planit të tarifimit për person dhe për dhomë
  3. Integrimi me kanale të jashtme
    • Pasqyrimi i disponueshmërisë së dhomave në më shume se 60 kanale te jashtme (Booking, Expedia, etj.)
    • Sinkronizimi i rezervimeve dhe tarifave me kanalet e jashtme
    • Konfigurimi dhe pasqyrimi i tarifave të kanaleve të jashtme
  4. Integrimi me sistemin e fiskalizimit (devPOS)
    • Gjenerimi i faturave automatike për rezervime dhe parapagime
    • Faturimi dhe fiskalizimi i faturave të rezervimit dhe produkteve
    • Faturim i ndarë ose i bashkuar sipas dhomave të një rezervimi
  5. Rezervime nga Website (Booking Engine) me pagesa online
    • Rezervimi online
    • Mundesimi i pagesave online, me kartë krediti ose debiti mundësuar nga Pago vPOS
    • Njoftim i klientit për çdo rezervim
  6. Raporte
    • Gjenerimi i raporteve të ndryshme mbi rezervimet, të ardhurat, inventare produktesh, preferencat e klientëve etj.
    • Prezantimi i raporteve në tabela dhe grafikë
    • Eksportimi i çdo raporti të gjeneruar

Abonimi, instalimi, trajnimet dhe suporti

devPMS ofrohet si një platformë SaaS (software as a service) me abonim vjetor. Kostoja e instalimit ndryshon në varësi të dhomave të hotelit dhe paguhet vetem një herë. Trajnimi dhe suporti gjatë gjithë kohëzgjatjes së abonimit, ofrohen falas.