Miresevjen
· 2 min read
devPMS është një sistem efikas për menaxhimin e hoteleve dhe strukturave të tjera akomoduese, që lehtëson operimin e çdo sektori, duke nisur nga rezervimet, recepsioni, financa, mirëmbajtja, etj.
Qëllimi i këtij sistemi është të mundësojë operacione efikase, të përmirësojë përvojën e klientëve, të sigurojë qëndrueshmeri për strukturat akomoduese, duke ofruar qasje dhe menaxhim të lehtë për përdoruesin.
Komponentët e sistemit devPMS:
- Funksionalitetet e rezervimit
- Kontrolli i disponueshmërisë së dhomës
- Administrimi i check-in dhe check-out
- Ndryshimi i një rezervimi në shtrirje kohore dhe ndryshimi i dhomës
- Modifikimi dhe anulimi i rezervimeve
- Menaxhimi i klientëve, agjencive dhe partnerve
- Konfigurimi i njoftimeve automatike me email për çdo event

- Menaxhimi i ndërtesave dhe mirëmbajtja e dhomave
- Krijimi i ndërtesave të ndryshme dhe menaxhimi i tyre në nivel përdoruesi
- Regjistrimi dhe organizimi i dhomave sipas tipit
- Ndjekja e statusit të dhomës (e pastruar, nën mirëmbajtje, jashtë sherbimi)
- Kalimi jashtë sherbimi në kanale të ndryshme rezervimi
- Menaxhimi i inventarit të produkteve
- Konfigurimi i tarifave sipas planit të tarifimit për person dhe për dhomë

- Integrimi me kanale të jashtme
- Pasqyrimi i disponueshmërisë së dhomave në më shume se 60 kanale te jashtme (Booking, Expedia, etj.)
- Sinkronizimi i rezervimeve dhe tarifave me kanalet e jashtme
- Konfigurimi dhe pasqyrimi i tarifave të kanaleve të jashtme

- Integrimi me sistemin e fiskalizimit (devPOS)
- Gjenerimi i faturave automatike për rezervime dhe parapagime
- Faturimi dhe fiskalizimi i faturave të rezervimit dhe produkteve
- Faturim i ndarë ose i bashkuar sipas dhomave të një rezervimi
- Rezervime nga Website (Booking Engine) me pagesa online
- Rezervimi online
- Mundesimi i pagesave online, me kartë krediti ose debiti mundësuar nga Pago vPOS
- Njoftim i klientit për çdo rezervim

- Raporte
- Gjenerimi i raporteve të ndryshme mbi rezervimet, të ardhurat, inventare produktesh, preferencat e klientëve etj.
- Prezantimi i raporteve në tabela dhe grafikë
- Eksportimi i çdo raporti të gjeneruar
Abonimi, instalimi, trajnimet dhe suporti
devPMS ofrohet si një platformë SaaS (software as a service) me abonim vjetor. Kostoja e instalimit ndryshon në varësi të dhomave të hotelit dhe paguhet vetem një herë. Trajnimi dhe suporti gjatë gjithë kohëzgjatjes së abonimit, ofrohen falas.